Ish-presidenti Bamir Topi ka folur me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Ai është shprehur se tani PD i ka mbetur vetëm sigla dhe historia e saj duhet arshivuar, teksa tha se se mbas siglës shkojnë vetëm ata që janë të varfër në ide dhe e kanë humbur kredibilitetin politik.
Ndër të tjera ai u shpreh i gatshëm që të kontripojë për një të djathtë moderne.
“Sot e them dhe e kam rithënë disa herë që sot PD-së i ka mbetur vetëm sigla, historia e saj duhet arshivuar. Duke shkuar mbas siglës, mbas saj shkojnë njerëzit e varfër në ide dhe ata që kanë humbur kredibilitetin publik. Unë jam për të rindërtuar një të djathtë moderne, që njerëzit të mos jenë pjesë e siglave, dhe natyrisht unë do të jem atje. Do të jap gjithë kontributin tim”, u shpreh Topi në “Log”.




