PD prezanton kandidatin Xhemal Bushati në Shkodër, Alibeaj: Nuk do të na falë asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve

0
65

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati, propozuar unanimisht nga strukturat e degës së kryeqendrës veriore. Alibeaj në fjalën e tij e vlerësoi figurën e kandidatit Xhemal Bushati, që sipas tij është zgjedhja e duhur për Shkodrën.

=“Rruga është e vështirë me ulje dhe ngritje. Shpesh kemi gabuar, por asnjëherë nuk jemi larguar nga vlerat e Partisë Demokratike. Prezantimi është e asaj çfarë na pret në 6 Mars. Është sfidë dhe sakrificë. Sfida është morale. Kemi pasur ne si Parti Denokratike kohë akoma dhe më të vështira se këto, por ia kemi dalë, siç do ia dalim edhe kësaj radhe. Partia Demokratike e ka stofin politik për t’i dal ballë këtyre sfidave, sidoms këtu në Shkodër. Dje isha në Lushnje, por pyetja në fund ishte: Shkodra ç’thotë? Kjo pra është ajo vlerë, ajo histori që Shkodra ka për Partinë Demokratike.

Në këto 30 ditë, më e rëndësishmja është që të trokasim në derën e çdo shkodrani me ndershmërinë më të madhe. Pastaj garancia tjetër është Xhemal Bushati, njeriu i mirë, njeriu i ndershëm dhe i respektuar. Nuk do të na fal asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve. Shkodra është e demokratëve dhe do t’u mbetet demokratëve” – tha Alibeaj.

Vetë kandidati për bashkinë më të madhe që votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i falenderoi demokratët e Shkodrës për besimin që i kanë dhënë dhe për të kjo është një përgjegjësi. Ai gjithashtu u shpreh besimplotë se më 6 Mars, Bashkia e Shkodrës do të fitohet nga Partia Demokratike.

“Unë e mora këtë përgjegjësi vetëm nga ju. Ndjehem krenar dhe shumë i përgjegjshem per besimin që ju me keni dhënë. Unë ju falenderoj ju dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës që po më mbështesin me sms në çdo moment. Ne jemi Partia Demokratike e Shkodrës dhe të gjithë bashkë do ta fitojmë Bashkinë e Shkodrës. Kjo për mua është shumë përgjegjësi. Ne do të punojmë të gjithë bashkë, për vlerat e ketij qyteti. Unë dyert e Bashkisë Shkodër i kam hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur. Ndaj ua garantoj që dyert do të jenë të hapura vetëm për qytetarët e Shkodrës dhe më 6 Mars jam shumë besimplotë që ne do të fitojmë” – tha Xhemal Bushati.

Xhemal Bushati u miratua si kandidat për bashkinë Shkodër nga kryesia e PD, pas propozimit unanim të tij nga strukturat e kësaj bashkie.

Zjarr Tv Ad