Pedagogu afgan gris diplomat në televizion: Ky vend nuk i do njerëzit e arsimuar! (VIDEO)

0
102

Një profesor universiteti nga Kabuli u shfaq duke grisur diplomat e tij universitare në drejtpërdrejt në një televizion në Afganistan.

Burri, i identifikuar nga gazetarët afganë si një lektor i quajtur Ismail Mashal, tha se vendi i tij “nuk është vend për arsimim”.

“Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, dëgjohet të thotë ai, para se të grisë diplomat e tij para kamerave, ku u shfaq tejet i ngarkuar emocionalisht.

Pamjet u transmetuan në Tolo TV dhe që atëherë janë parë mbi 170,000 herë pasi janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Talebanët vendosën pak ditë më parë të përjashtojnë gratë dhe vajzat nga e drejta për të studiuar në universitet.

VIDEO

Zjarr Tv Ad