Peleshi jep lajmin: Vazhdon puna me lopata për shuarjen e zjarrit në Malin e Çikës

0
57

Mali i Çikës prej pesë ditësh po digjet, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet në rrjete sociale se vijon puna për shuarjen e flakëve me lopata.

Situata me flakët përsëritet çdo vit, ndërsa shteti ka dështuar në çdo rast, pasi nuk kanë mjetet e nevojshme për të shuar zjarrin.

Nuk është hera e parë që Peleshi thotë se na mjaftojnë lopatat, ndërkohë qindra hektarë digjen në mënyrë të frikshme.

Le të kujtojmë rastin e flakëve në ishullin e Sazanit, ku u desht ndërhyrja e grekëve me avionë për të fikur zjarrin.

Helikopterët mungojnë, janë në servis prej vitesh ndërsa Peleshi i Ramës propagandon në rrjete sociale se ka shuar disa vatra zjarri në Tiranë apo Fier./Syri

Zjarr Tv Ad