Peleshi ndjek trajnimin e efektivëve të Forcës Tokësore nga SFAB:n

0
46

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndoqi nga afër një ditë nga trajnimi i efektivëve të Forcës Tokësore nga një grup i Brigadës së Sigurisë dhe Trajnimit të Komandës Evropiane të SHBA (SFAB). Peleshi tha se ky trajnim i shërben rritjes së nivelit të Forcave të Armatosura shqiptare, si pjesë e NATO-s dhe çertifikimit, në shtator nga Aleanca.

Nga ana e tyre Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji si dhe Kapiten Peter Habsburg, drejtues i Brigadës dhanë më shumë detaje rreth trajnimit.

Aktualisht në Zall Herr është akomoduar një ekip i SFAB, në përbërje të të cilit ka ekspertë të fushave të ndryshme (artileri, shëndetësi, ndërlidhje, taktikë, logjistikë, xheniere, përgatitje shtabi, etj) që do të sigurojnë asistencë të specializuar për GBKL.

Zjarr Tv Ad