Përçarja në PD-në e Bashës, Komisioni i Rithemelimit merr vendimin e rëndësishëm: Shtyhet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

0
75

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku analizoi zhvillimet politike dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, në të cilat doli forcë e dytë duke arritur të fitojë Bashkinë e Shkodrës.

Zëdhënësja e këtij Komisioni, Floriana Garo, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme Komisioni i Rithemelimit vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 30 prill.

Ky vendim vjen pas përplasjes së deputetëve demokratë me Lulzim Bahsën, të cilët i kanë kërkuar këtij të fundit të japë dorëheqjen.

Ndoshta Komisioni i Rithemelimit po pret që Basha të “dorëzohet” dhe të japë dorëheqjen, në mënyrë që në Kuvendin e 30 Prillit të marrin pjesë të gjithë deputetët demokratë dhe të zgjidhet kryetri i ri i partisë.

Postimi i Floriana Garos:

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.

Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Zjarr Tv Ad