E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet Përfundon gara në 3000 metra me pengesa për Luiza Gegën, ja në...

Përfundon gara në 3000 metra me pengesa për Luiza Gegën, ja në çfarë vendi u rendit atletja shqiptare

0
246

Ka përfunduar aventura në lojërat olimpike për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila është renditur në vendin e 13 në garën me pengesa prej 3000 metrash.

Kjo ishte hera e parë që një atlete shqiptare arrinte që të kualifikohej në finalen e lojërave olimpike, dhe me Gegën mbyllet dhe aventura e të gjithë sportistëve shqiptarë në Tokio.

Gega përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit në vendin e 13 me kohën 9:34.10, ndërsa në vendin e parë doli Chemutai e Ugandës.

Zjarr Tv Ad