Përgjimet / Deputeti Ndraxhi: Nuk kam lidhje, Avdylaj nuk kanë bërë fushatë për mua

0
14

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Ndraxhi emri i të cilit përmendet në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’ mohon të ketë lidhje me Avdylajt.

I kontaktuar nga ‘Ora news’, deputeti Ndraxhi tha se Avdylajt nuk kanë bërë fushatë për të dhe se nuk i ka takuar ndonjëherë.

“Pasi mora vesh për përgjimet, mora në telefon vëllanë dhe e pyeta nëse ka ndonjë gjë të vërtetë, por ma mohoi. Avdylajt nuk kanë bërë fushatë për mua dhe nuk i kam takuar ndonjëherë. Unë kam dalë deputet për shkak të mbështetjes që kam në zonën time. Nuk di nëse vëllai im i njeh apo i ka takuar ndonjëherë”, u shpreh Ndraxhi.

Zjarr Tv Ad