Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një zetor është përmbysur dhe ka zënë poshtë një 85-vjeçar.
Për pasojë, 85-vjeçari me inicialet F.D, i cili ishte edhe drejtuesi i zetorit, ka ndërruar jetë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.




