Petrit Vasili: Jorida Tabaku pjesë e skenarit për të mos hetuar inceneratorët

0
60

A po e heton komisioni parlamentar aferën e inceneratorëve?

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzon kryetaren e Komisionit Parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku se po tenton të bllokojë hetimet për aferën e shekullit.

Vasili tha se deputetja po zbeh denoncimet madhore që bëri LSI që në mars të vitit të kaluar, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor po bën tallava me aferën 430 mln euro.

“Denoncimi i drejtpoërdrejtë ballor dhe me dokumente kompromentuese vendos në një vështirësi të jashtëzakonshme gjithmonë kur ka dyshe të cilat flirtojnë politikisht dhe ndajnë interesa ekonomike të mëdha, siç është dyshja e famshme Rama-Brava. Në rastin konkret janë të interesuar që të bëjnë një show si ai që shikoni ju në të ashtuquajturin Komision Hetimor për hetimin e inceneratorëve.

Kjo çështje është kaq e madhe, kaq e rëndë, por tani është edhe pronë e të gjithë qytetarëve, pasi bëmat dhe gjëmat janë në duart e tyre sa nuk ka asnjë njeri që ta fshehë dot.

I bëhet shërbim fshehjes, mbylljes së aferës dhe vazhdimit të përfitimit të cilët vazhdojnë dhe paguajnë në favor të mafiozëve në qeveri”, u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad