Pezullimi i Ballukut, Rama mbledhje me grupin parlamentar të PS: Do ndërhyjmë në legjislacion

0
0

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje ishte Edi Rama dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Pasi “i urdhëroi mirë të vetët”, Edi Rama ka zbuluar në rrjetin social X tre konkluzionet që ka dalë PS pas mbledhjes së Grupit Parlamentar mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjen e pezullimit të për zv/kryeministres.

Pasi nuk la gur pa lëvizur për të shpëtuar krahun e tij të djathtë nga prangat, Rama shprehet se funksionet e padelegueshme kushtetuese, nuk mund të pezullohen nga askush. Sipas tij grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, ndërsa thekson s ee vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u.

Postimi i Ramës:

3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga:

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.

Një shtesë nga ana ime:

SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

Zjarr Tv Ad