“Po kërkoni qiqra në hell”- Rama i vë fajin pedagogëve për zbrazjen e universiteteve: Po të kishte shërbim të mirë nuk do kishim më pak studentë! Turren të gjithë te juridiku…

0
173

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qiqra në hell kërkesat e bëra nga pedagogët për rritje page duke theksuar se ata janë një sektor që ka autonomi në vendimmarrje dhe pjesërisht në financim.

Ai u shpreh se nuk mund të bëhen këto kërkesa kur shërbimi që jepet nuk është njësoj në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, pasi sipas tij nuk do kishte gjithnjë e më pak studentë në auditore.

Rama e quajti të gabuar lëvizjen e studentëve për të aspiruar të jenë juristë të ardhshëm duke shtuar se shumë shpejt universiteti më i kërkuar do të jetë ai Bujqësor.

“Po të mos ishte autonomia Bardhin nuk e zgjidhja unë se është demokrat. Por ne bashkëpunojmë shkëlqyeshëm se partitë i lëmë të dera. Ju vetëqeveriseni. Të jesh një komunitet që vetëqeverisesh dhe të thuash që unë nuk jap llogari por të gjitha të tjerat i dua nga qeveria kjo nuk bën asnjë sens. Kërkohen qiqra në hell në raport me kohën që jetojmë.

Aq më tepër shërbimi që jep universiteti nuk e kemi kudo aq të mirë. Sepse nuk do kishim universitete që kanë gjithmonë e më pak studentë. Ky nuk është rasti i UBT-së. Ka një budallëk që qarkullon që po studiosh në UBT nuk ke perspektivë. Sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë do të vlerësohen njerëzit që kanë dije për ushqimin, burimet.

Në këtë territor do të vijë dita që kërkesat do të jenë të papërballueshme. Sepse nuk do të zgjidhen problemet e ushqimit dhe klimës me juristë. Do të vijë momenti që kushdo e kuptojë që është e humbur rruga duke u turrur të gjithë te juridiku”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad