Tensione të shumta ka në seancën e sotme në Kuvend, ku pas replikave të kryeministrit Rama me deputeten Tabaku, ka pasur një “përplasje” dhe mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Noka hodhi akuza se Nikolla po ‘përkëdhelet’ nga të dyja palët dhe kjo është gjëja e fundit sipas tij për të cilën kanë interes shqiptarët. Nga ana tjetër kryetarja e kuvendit i ndaloi fjalën duke i thënë se me të tillë gjuhë mund tu drejtohet shoqeve të tij.
Pjesë nga Kuvendi:
Nikolla: Përmendi flamurin jo ju. Për çfarë e doni fjalën?
Noka: Më përmendi në fillim, ka një sinkronizim për të të përkëdhëlur ty nga të dy palët, nuk u intereson shqiptarëve tangoja dyshe, ka vende ku zhvillohen. E dyta zonjë, që…




