“Po tjetersohet historia!” qytetarët e Vlorës mblidhen sërish në protestë te “Sheshi i Flamurit”, kundër projektit

0
75

Qytetarët e Vlorës dhe shoqëria civile janë mbledhur sërish ditën e sotme në protestë pranë sheshit të flamurit në Vlorë.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar në Vlorë pas asaj të ditës së diel zhvilluar në “Sheshin e flamurit”.

Kjo protestë po zhvillohet në kuadër të projektit në sheshin e flamurit, pasi sipas qytetarëve po tjetërsohet historia.

Sipas qytetarëve, projekti në këtë shesh po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës por edhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Disa nga kërkesat e qytetarëve janë transparenca mbi këtë projekt dhe fondet e investimit, por mbi të gjitha mbi faktin se në këtë shesh po rrënohet historia e qytetit të pavarësisë por edhe e gjithë shqiptarëve.

Edhe ditën e dielë një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë kanë protestuar, ndërkohë që nëse nuk plotësohen kushtet e tyre atëhere protestat do të përshkallëzojnë.

Zjarr Tv Ad