Pogradec / Parandalohet atentati ndaj një biznesmeni, në pranga dy persona

0
882

Një atentat ndaj një biznesmeni në Pogradec është parandaluar ditën e sotme nga policia e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake, dy persona u arrestuan në flagrancë nga policia para se të kryenin krimin.
I arrestuar është Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit si dhe N.M., i dyshuar si bashkëpunëtor.
Pre e atentatit ka qenë binznesmeni Luan Tollozhina dhe dy nipërit e tij me iniciale D.M dhe E.M, të cilët ishin në një lokal në Pogradec ku atentatorët po përgatiteshin të hynin dhe të vrisnin biznesmenin.
Policia e Pogradecit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç maskë si edhe 5 telefona celularë.

Zjarr Tv Ad