E diel, Prill 26, 2026
Ballina Aktualitet Policia blindon Shkodrën, Rama zhvillon takimin elektoral. Bashkia s’i ka dhënë leje...

Policia blindon Shkodrën, Rama zhvillon takimin elektoral. Bashkia s’i ka dhënë leje për sheshin

0
33

Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama mbetet i vendosur të zhvillojë mitingun.

Qendra e qytetit është rrethuar dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi i Ramës.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë. Sakaq Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë parakaluar në zonë për të parë nga afër situatën.

 

Zjarr Tv Ad