Policia e Fierit, gjithmonë në shërbim të qytetareve

0
78

Fier – Në një kohë kur besimi i qytetarëve tek institucionet publike ndërtohet mbi vepra konkrete dhe profesionalizëm të vazhdueshëm, Policia e Shtetit në qarkun e Fierit vijon të jetë një model pozitiv për shërbimin ndaj komunitetit. Me një karrierë të qëndrueshme në shërbim të rendit dhe sigurisë publike, ata janë vlerësuar si model për kolegët dhe të afërmit e tyre.Prej vitesh, Hitaj dhe Torba kanë treguar përkushtim të palëkundur në misionin e tyre, duke qenë pranë qytetarëve në çdo situatë – nga menaxhimi i trafikut dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale, deri te mbështetja në raste emergjente apo sociale.

Ajo që i dallon është jo vetëm zbatimi i ligjit, por edhe humanizmi me të cilin i qasen çdo situate.Banorët e zonave ku ata ushtrojnë detyrën flasin me respekt për ta, duke i përmendur si figura të besueshme dhe gjithmonë të gatshme për të ndihmuar. Nga ndërhyrjet e shpejta në raste të aksidenteve, te menaxhimi me maturi i konflikteve, prania e tyre ka sjellë qetësi dhe siguri.

Strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, i kanë vlerësuar shpesh për kontributin e tyre në përmirësimin e imazhit të policisë dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetin.

Policia e Fierit vijon të dëshmojë se forca e ligjit qëndron te profesionalizmi, ndershmëria dhe shërbimi pa kushte ndaj qytetarëve.

Zjarr Tv Ad