Policia nuk i lë në trotuar, studentët: Ju nuk na garantoni sigurinë, do na hidhni në rrugë të na shkelin makinat

0
28

Policia është konfrontuar sot me studentët që po protesojnë para kryeministrisë prej disa ditësh në kërkim të plotësimit të 8 pikave të kërkuara ndaj qeverisë.

Punonjësit e policisë u kanë kërkuar studentëve të largohen nga trotuari dhe të dalin në rrugë por pa u garantuar sigurinë.

“Domethënë ne të protesojmë në rrugë, por ju nuk na garantoni sigurinë? Domethënë do na hidhni në rrugë të na shkelin makinat”, thonë studentët.

Konfrontimi është bërë publik nëpërmjet një videoje të  postuar në facebook nga protestuesi Klajdi Bello.

Zjarr Tv Ad