Aleksander Ceferin, president i UEFA-s thotë se vendi ynë ka bërë progres të jashtëzakonshëm në futboll. Kur flet për “Air Albania”, ai thotë se stadiumi ku do të mbahet finalja e Conference League është i madhërishëm.
“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimit të futbollit. Tani të rrinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm”, është shprehur Ceferin.
Nesër në Tiranë do të mbahet finalja e madhe e Conference League, ku italianët e Romës dhe holandezët e Feynoord do të përballen për kupën e këtij eventi të rëndësishëm sportiv që zhvillohet për herë të parë.




