Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vjen në Tiranë në shtator, takim me kreun e Shtetit Bajram Begaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë

0
30

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 7 dhe 8 shtator. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e kreut të shtetit, Bajram Begaj, thotë se Presidenti italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

 Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Zjarr Tv Ad