Presidenti Meta uron 1 Qershorin me foton krah fëmijëve, ja mesazhi i tij

0
49

Presidenti ilir Meta ka utuar sot të gjithë fëmijët me rastin e festës së 1 Qershorit.

Me një foto krah disa fëmijëve, Meta shkruan se sot është një ditë e veçantë që na kujton rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm

Postimi i Ilir Metës:

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

Një ditë e veçantë feste dhe gëzimi që na kujton sot rëndësinë dhe misionin tonë për t’u garantuar një jetë në paqe dhe në lumturi, mirëqenie, më shumë kujdes shëndetësor, arsim cilësor, një mjedis më të sigurt dhe më të ndjeshëm që nuk lejon abuzimin e tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe drejt sukeseve në të gjitha fushat e jetës.

Çiltërsia, kreativiteti dhe energjia pozitive e tyre duhet të jetë udhërrëfyesi për të ndërtuar vizionin tonë për të ardhmen. Gëzuar festën dhe 1 Qershor qoftë çdo ditë e fëmijëve tanë!

Zjarr Tv Ad