Kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë ku fillimisht ka takuar homologun e tij, presidentin Hashim Thaçi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi iu përgjigjën interesimit të gazetarëve mbi hapat e mëtejshëm drejt projektit të tyre të përbashkët, integrimin europian.
Me ftesë të presidentit Kosovar Hashim Thaçi, kreu i shtetit Shqiptar, presidenti Ilir Meta ka çelur një vizitë zyrtare dy ditore në shtetin fqinj.
Axhenda e presidentit Meta nisi me një takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, në përfundim të të cilit dy homologët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, e paraprirë nga një dekoratë.
Një përmbledhje të diskutimeve mes krerëve të dy shteteve shqiptare, e bëri ai i Kosovës, Hashim Thaçi.
Duket se i ka shtrirë dorën për ndihmë homologut Meta.
Presidenti Meta u shpreh në vështirësi. Ia njeh padrejtësinë e bërë ndaj tyre, por zgjidhja duket se nuk e bind plotësisht.
Mund mos jetë zgjidhja më e mirë, por sot duket si e vetmja, ndaj solli një fakt në kujtesën europiane.
Në përfundim të takimit, dy presidentët shqiptarë Thaçi dhe Meta firmosën një deklaratë që zoton refuzimin e tyre ndaj çdo alternative që nuk është ajo e integrimit europian dhe euroatlantik. ///



