Shumë i lumtur të vlerësoja me tituj nderi një buqetë përherë të freskët me personalitete të shquara të jetës publike dhe artistike të trevës së Durrësit, mbrojtës dhe promovues të trashëgimisë kulturore dhe vlerave më të mira qytetare dhe kombëtare.
Nderova mjekun e përkushtuar dhe humanist, doktor Mihal Todi Muka, violinistin e mirënjohur virtuoz Enver Qerimi, koreografin dhe interpretuesin e veçantë të valles së Shqipërisë së Mesme, Ibrahim Roçi, pedagogun dhe sipërmarrësin me vizion, Nazif Tivari, si dhe një prej figurave të spikatura të mbrojtjes së rendit dhe jetës së qytetarëve, Alfred Golgota.
Shembuj të tillë të spikatur dhe frymëzues të përkushtimit, kontributit dhe pasionit për zhvillim dhe emancipim shoqëror meritojnë vlerësim, si një mesazh inkurajues për brezin e ri, jo vetëm për t’i dashur, nderuar dhe mbrojtur traditat dhe personalitetet e këtij kombi, por edhe për të ndjekur rrugën e tyre drejt suksesit dhe arritjeve të shkëlqyera.




