Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se Presidenti i ri i Republikës duhet të jetë e kundërta e Ilir Metës.
Gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla i bëri thirrje të gjitha palëve që të bëhen pjesë e këtij procesi pasi kreu i ri i i shtetit duhet të qëndrojë mbi partitë politike.
“Presidentin në Shqipëri nuk duhet ta ketë asnjë palë politike për shkak të natyrës dhe pozicionit të presidenti dhe që përcakton Kushtetuta. Vendosim kushtin dhe kriterin që PS ka kërkuar. Presidenti duhet të jetë i ndryshëm nga Ilir Meta, merrni shikoni Ilir Metën çfarë ka përfaqësuar dhe të kemi një president ndryshe nga aktuali, nëse do të kemi një president si ky nuk do ti bëjmë mirë vendit tonë.
Ky është një moment historik për Shqipërinë ku vlerat tona të mikpritjes dhe organizimi i 155 shteteve kudo në botë kanë ndjekur një aktivitet që zhvillohej në Shqipëri sic ishte finalja mes Romës dhe Feynoordit.
Shqipëria meriton një President që të jetë mbi palët. Gjitha palët duhet të bashkohen me përgjegjësi në këtë proces. Keni dëshirë për të dëgjuar emra të propozuar nga opozita, ju jeni dëshmitarë realë. Mos fshihen pas letrës, o pranohet ose rrëzohet. Nuk ka kështu propozime. Kemi rënd dakord por disa pjesë të kësaj marrëveshje, ne nuk do të propozojmë asnjë emër deri të dielën në orën 18:00 , të presim opozitën propozime t’i sjellë me firma. Asnjë propozim shkresor nuk kemi marrë deri tani. Pjesëmarrja në këtë proces është përgjegjësi kushtetuese. Shqipëri meriton një president republike mbi palët dhe ne do të punojmë mbi ta”, tha Balla.




