Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ, ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës, ku ka folur për nisjen e procedurave nga ana e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kristaq Kume i bën thirrje kuvendit të bëjë kujdes dhe të fokusohet vetëm në ligjet e kushtetutës për arsyetimet për shkarkimin e Presidentit dhe të mos ndikohen nga ana politike, duke qenë se ky vendim do të vendosë një precedentë në politikën shqiptare, që sipas tij do të ketë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata.
Kume e sheh të vështirë procesin e shkarkimit të Presidentit që kërkon 94 vota. Ai më tej sqaron se vështirësia qëndron te pjesa e mbledhjes së provave të qenësishme që do të mundësonin shkarkimin e Preisdentit, vendim i cili në fund kalon nga Gjykata Kushtetuese.
I pyetur për 50 mijë firmat e mbledhura nga mazhoranca për nisjen e procedurave, Kume thotë se këto firma janë të mjaftueshme për nisjen e procedurave, për të cilat kërkohen vetëm 35 firma.




