Propozimi i presidentit nga opozita? Rama: Le të përpiqen për dakortësi, ose ndahen rrugët tona

0
25

Kryeministri Edi Rama thotë se nëse opozita dëshiron të propozojë kandidatin për Presidentin e ri duhet të ndikojë për t’u bërë pjesë e procesit, në të kundërt maxhoranca do të vijojë e vetme.

Duke iu përgjigjur pyetje së gazetarëve pas dështimit të raundit të parë, për shkak të mungesës së emrave, Rama tha se maxhoranca nuk ka kushtëzuar asnjë palë në këtë proces, përveç kushtit të vetëm që presidenti nuk do të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Ai përsëriti edhe njëherë vendimin për të mos negociuar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Biseda e Ramës me gazetarët:

Dihet që ne nuk i kemi 84 vota të nevojshme për të ndaluar raundin e parë, dytë, tretë. Nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi, vullnet, ide nga ana e palëve të tjera për t’u përfshirë në këtë proces.

E keni një emër?

Jo

T’i jepni të drejtën opozitës?

Pse për çfarë arsye duhet të bëjë kështu PS? Të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht, se s’po dimë kë kemi në anën tjetër, kemi lloje copash e çikash. Kemi kaluar në këtë proces dy herë, një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar, pavarësisht se si shkuan gjërat. Dhe një herë tjetër kur nuk kishim numrat. PD kishte numrat për presidentin, dhe ne u ulëm thamë gjërat tona. Vazhduam përpara pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjodhi një president nga radhët e partisë së shumicës. Ky është roli që ka opozita, të përpiqet të ndikojë, të gjejë konsensus me shumicën, dhe të jetë e hapur për dakortësi për një emër të propozuar nga shumica. Nëse bie dakord mirë, nëse s’bie ndahen rrugët tona.

Nëse do të ketë ndonjë ndryshim nga pala tjetër, që mesa duket nuk ka. Dihet se me kë ne nuk negociojmë, dihet se me kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë, përfshi dhe pyetjet e syri qimit pik net. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë tjetër. Është për të ardhur keq se mund të ishte një proces më i kulturuar, më i edukuar, më i harmonizuar në ballafaqim dhe shkëmbim idesh.

President apolitik?

Ne nuk kemi kushtëzuar askënd, kemi thënë që kandidati për president nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi, le të vijnë të na e thonë, se mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar. Por mesa ne shohim, janë jo vetëm të zbuluara por edhe të pambulueshme.

Zjarr Tv Ad