“Protesta e 7 korrikut detyrë kombëtare”, Klevis Balliu: Ti dalim ballë regjimit të hajdutërisë

0
94

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu ka folur për protestën që do të mbahet me 7 korrik, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se protesta është një detyrë kombëtare, për ti dal përballë të keqes së madhe.

“Protesta e 7 korrikut e ka të pamundur të dështojë sepse suksesi I saj lidhur me vërtetësinë e saj dhe arsyet për tu mbledhur si rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të qumështit e produkteve të tjera, mungesa e rritjes së rrogës e pensioneve, kriminaliteti I shtuar, korrupsioni masiv në çdo celulë të shtetit shqiptar janë arsye pse kjo protestë është e nevojshme. Kjo protestë është një detyrë kombëtare, për ti dal përballë të keqes së madhe, regjimit të hajdutërisë I cili çdo ditë e më shumë pasurohet në kurriz të qytarëve shqiptarë, ndërkohë që ato jetojnë në mjerim” tha Balliu për “Ora news”.

Zjarr Tv Ad