Protesta e opozitës kundër qeverisë, gazetari Shkurti: Të rrethohen institucionet

0
0

Gazetari Armir Shkurti, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, deklaroi se në protestën e opozitës duhet të rrethohen institucionet, por që në orën 7 të mëngjesit dhe jo në 6 të pasdites, të premten.

“Protestë e dhunshme, por pa dajak. Duhet të rrethohen institucionet, por jo në orën 6 pasdite të premten. Në orën 7 të mëngjesit dhe kur të vijë administrata, i thuhet: “Nuk do të hyni të punoni te hajdutët”. Pra, i bën presion administratës, pa i prekur me dorë. Rrethohet institucioni, bllokohet rruga, por nuk ka ardhur koha”, tha Shkurti.

Shkurti shtoi se “protesta duhet konsistente” dhe “është detyrë e opozitës që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar, pasi duhet që ndërkombëtarët të kuptojnë që opozita e ka seriozisht”.

“Të gjithë sensibilizimet e ndërkombëtarëve i ka ngritur opozita, por unë po them pse nuk janë bërë më shumë”, theksoi më tej gazetari Armir Shkurti.

Zjarr Tv Ad