Protesta e opozitës, policia kordon me skela, shkallë për të larguar deputetët

0
30

Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.

Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.

Protestat e njëpasnjëshme të opozitës e kanë detyruar Policinë e Shtetit që të vendosë në gatishmëri një numër punonjësish policie, pasi bëhet fjalë për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Për protestën e së martës, Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje opozitës, me arsyetimin se tubimi i njerëzve pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe vë në rrezik jetën e tyre.

Sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare, por pavarësisht kësaj janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj dhe pengimin e çdo akti dhune.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet me ujë të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin. Në vende të caktuara në sheshin para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit.

Zjarr Tv Ad