Ka nisur protesta kombëtare e pedagogëve para Universitetit Politeknik në Tiranë. Një nga pedagogët i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama “tërhiq rritjen e pagave me 8%, bëhu çerek burrë dhe plotëso kërkesat tona minimale”.
Pedagogu në protestë: Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita ditës, nuk kemi më kohë të durojmë këtë situatë dramatike. Durimit i ka ardhur fundi ndaj jemi mbledhur sot.
Shpresa nis me motivimin e stafit. Duke i trajtuar në mënyrë sa më dinjoitoze, me rritjen e financimit të kërkimit shkencor në nivel rajonal e pastaj evropan.
Shpresa nis me tërheqjen mbrapsht të rritjes 8% të pagave të pedagogëve duke futur duart te xhepat e studentëve. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo autonomi qeveritare.
Greva e 20054 u mbështet nga kryeministri i sotëm por u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat ndërsa sot cuditërisht nuk e mbështet protestën e i bëj thirrje të bëjë një cerek burri për të plotësuar kërkesat tona minimale dhe jetike.




