Në një kohë kur me qindra qytetarë kanë dalë për të gjashtën ditë radhazi në protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve ushqimore, kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në Facebook.
Një komentues, teksa ka shprehur shqetësimin për rrijen e çmimeve, shprehet se ishte protesta ajo që bëri që çmimi i karburantit të ulej. Kryeministri Rama i është kthyer ashpër duke e konsideruar atë si një protestë turpi për të cilën nuk lëvizte as gishtin e vogël të dorës.
“Mos ishte per protesten sot e kishim 300 lek litrin e naftes. Dhe asgje nga keto sdo beje..Edhe keto letra i ke, sa per te shuar zjarrin. Si na qenka kjo pune o naften o energjine. Me ca llogjike? Provo ta rritesh energjine e te behemi 300 mije ne shesh. Po je i zoti menaxhoje ne te kundert ik. Na tregon biberonin ti”, thote komentuesi.
“Per ate proteste turpi nuk levizja as gishtin e vogel te dores une, po qofte per krizen e energjise qe e kam paralajmeruar kur disa thoshin kjo eshte loje dhe qofte per krizen e cmimeve nga lufta per te cilen e lajmerova qe ne fillim te javes se shkuar paketen e mbeshtetjes, qeveria eshte vene ne levizje kur ata qe protestojne sot flinin gjume! Sa per protesten ajo eshte nje turp kombetar, i organizuar nga sharlatane e delirante qe kujtojne se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerez nga nongratat e shpallur e te pashpallur, nje amalgame qeniesh qe atdheun e dine shesh per te bere pershesh, e qe e bene Shqiperine te vetmit vend ne boten demokratike, ku protestohet per cmimet qe rriti lufta, tamam sic do t’i donte Kremlini te tera sheshet e Europes sot, ku te tjeret protestojne kunder luftes ne Ukraine, e jo per pasojat e para te saj mbi cmimet!”, replikon Rama.




