Protesta në disa qytete për rritjen e çmimeve, në Durrës dhe Lezhë qytetarët bllokojnë rrugët, përplasen me policinë

0
47

Protesta kundër rritjes së çmimeve kanë nisur në disa qytete të vendit, ku qytetarët janë mbledhur në ditën e tretë të protestës.

Në Lezhë qytetarët kanë bllokuar aksin Lezhë-Shkodër, duke u kërkuar shoferëve të fikin makinat dhe t’u bashkohen në protestë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Edhe në Durrës qytetarët kanë vendosur të protestojnë duke bllokuar rrugën te Stacioni i Trenit, duke mos lejuar qarkulimin e mjeteve. Në Bulqizë, qytetarët kanë bllokuar rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë.

Protestuesë të shumtë kanë dalë edhe në qytetin e Beratit, të cilët janë mbledhur në qendrën e qytetit dhe kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve, teksa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Ndërkohë, në Tiranë para kryeministrisë janë mbledhur qindra qytetarë, teksa numri i tyre vijon të shtohet dhe pritet që të jenë mijëra protestuesë, që siç është paralajmëruar, do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit.

Zjarr Tv Ad