Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e ditëve të fundit në Serbi, duke theksuar se janë revoltë ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiçit. Në një postim, Shehu thekson se ato përfaqësojnë një sinjal më të gjerë për gjithë rajonin, ku sipas tij mbizotërojnë regjime pseudo-demokratike, të korruptuara dhe të lidhura me krimin.
Duke përdorur si referencë shkrimtarin Ernest Hemingway dhe poetin John Donne, Shehu thotë se askush nuk është një ishull më vete dhe se tingujt e “këmbanave të protestës” duhet të ndihen edhe në Shqipëri.
Shehu paralajmëron se “shurdhësisë po i vjen fundi”, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve të mos qëndrojnë më pasiv.
Reagimi
Serbi, “Per ke bien kembanat”?
Pa dyshim po bijen per rregjimin e Vucic ne krize te thelle, por jo vetem kaq.
Protestat e atyshme mund te jene si nje sinjal me i gjere.
Ne ballafaqim me rregjimet pseudo demokratike, te korruptuara, nen diktatin e krimit ne Ballkanin Perendimor, sic eshte dhe ai i Beogradit.
Sepse e tille eshte dhe motoja e Heminguej, “askush nuk eshte nje ishull me vehte”.
Dhe keto “kembana” duhet te bejme te degjohen edhe ketu midis nesh, qe jetojme nen nje rregjim anadollak, te mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, antiperendimor e antieuropeist.
Rezimi i ketyre rregjimeve, hapja rruge e demokracise, te drejtes, europeizmit, eshte tashme nje domosdoshmeri, qe kerkon ballafaqimin e forte me sulltanatet tona ne Rajon.
Prandaj rregjimet kerkojne te bllokojne tingujt e te tilla “kembanave”, t’i censurojne ato.
Sic duket e kane lexuar John Donne qe u drejtohet: “Ato bijen per ty”!
Kjo po ndodh edhe tek ne.
Por besoj se shurdhesise tashme po i vjen fundi.
Shqiptaret, populli me perendimor, i aspirates se thelle Europiane, duhet jo thjesht te degjoje ato “kembana”…
Por duhet te bejne te tingellojne fort tonat, jo vetem brenda kufijeve tane, por dhe jashte tyre, ne sinkron me ato qe jane aspiratat e popujve tane ne kete pjese te Europes, qe quhet Ballkani Perendimor!




