Protestuesit përplasen me policinë, tensione te Parlamenti: Hiqni maskat!

0
11

Teksa vijojnë punimet e seancës parlamentare, në ambientet e jashtme situata është tensionuar.

Mbështetësit e opozitës kanë hedhur shashka dhe kapsolla drejt policisë, duke u shtyrë edhe fizikisht, në tentativë për të çarë kordonin e efektivëve të pozicionuar para Parlamentit.

Nëpërmjet thirrjeve me megafon, policia kërkon që protestuesit të heqin maskat.

“Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit”, thuhet në apelin e policisë.

Protesta e sotme drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti demokrat Edi Paloka.

Po ashtu pjesë e drejtuesve të protestës janë edhe Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është në protestë, për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Zjarr Tv Ad