Mijëra qytetarë po protestojnë, në ditën e dytë, përpara Kryeminitrisë, kundër rritjes së çmimit të naftës. Ndërkohë që, protestuesit i ka ngjitur me dritaren e zyrës së tij, Edi Rama po flet në Facebook.
Rama po justifikon rritjen e çmimit të naftës duke theksuar se Shqipëria varet nga importi.
Sipas tij, kriza në tregjet globale dhe lufta në Ukrainë sollën këtë situatë. Rama kërkoi nga qytetarët që të mos e quajnë hajdut pa prova.
Kryeministri, Edi Rama: Ata Rama ik Rama ik që më shajnë në emër të popullit. Por populli foli para një jave. Kur shajnë hajdut, thjesht janë një hajdut më shumë që shajnë. Sepse thonë se ai që të akuzon ty do të thotë se e ka bërë. Unë sa kam pasur jetë nuk jam ulur as përkulur t’i marr lekë askujt.




