Provimet e Maturës, Zhupa rendit dështimet e Ministrisë së Arsimit

0
30

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka renditur një sërë arsyet e dështimit të Ministrisë së Arsimit, pas problemeve të mëdha të provimeve të maturës.

Zhupa shkruan se testet janë të dështuara.

Ajo ka renditur të gjitha dëshmimet e Ministrisë së Arsimit:

Reagimi i deputetes së PD, Ina Zhupa:

Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për ti zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën ‘Turin’ e bënë model të testeve të dështuara!!

Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.

Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standardi, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.

Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjësi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza ‘ Turi’ me papërgjegjshmërinë më të madhe.

Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.

I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:

Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.

Të rishikohet çelësi i provimit, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.

ndryshojnë kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.

Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Zjarr Tv Ad