E hënë, Korrik 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet PS nuk heq dorë nga 30 korriku, fton Bashën të reflektojë sot

PS nuk heq dorë nga 30 korriku, fton Bashën të reflektojë sot

0
40
Zjarr Televizion Adccccc

Parti Socialiste nuk heq dorë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese nesër më 30 korrik. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përforcoi këtë qëndrim ndërsa I bëri thirrje Bashës të reflektojë.

Taulant Balla: Si mund të hapen listat 100% pa u votuar ndryshimet kushtetuese. Këtë Luli e fsheh nuk e thotë. Nesër më 30 korrik pa pritur Lulin të bie dakord, edhe pse shpresoj që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për të rënë dakord, është njësoj sikur të presësh Zenin të pranojë se është thjesht një sekser që ka abuzuar me pushtetin e babit.
 Të presësh Lulin të bie dakord për listat e hapura është njësoj si të biesh dakord me Zenin për krimbin brenda boronicave.” Maxhoranca eshte shprehur e vendosur se do të miratojë ndryshimet kushtetuese me pretendimin se pa u votuar këto ndryshime nuk hapen listat, nga ana tjetër presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje ta anulojë këtë votim.

Zjarr Tv Ad