PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

0
2

Tirana është stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit.

Socialistët do të bëjë mbylljen e fushatës sot në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik.

Dhe po në të njëjtin orar, demokratët do të zhvillojnë takimin përmbyllës te Bulevardi i Ri. Rrugëtimi elektoral zyrtarisht nis më 11 Prill ku PS pati si ofertë kryesore politike integrimin e vendit dhe pasaportën europiane.

Ndërsa demokratët që kërkojnë ndryshimin janë fokusuar tek ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Partitë e tjera, mbyllën fushatën dje duke kërkuar rrotaconin dhe ndryshimin e kësaj klase politike që qeveris dhe ka qeverisur vendin.

Zjarr Tv Ad