Nga Gent Strazimiri/
“Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media”, kam qenë mbase i pari që kam reaguar publikisht, duke i hedhur poshtë me bindje të plotë e përbuzje, madje duke replikuar me median majtiste amerikane “Mother Jones” (e cila sot hesht, njësoj si motërzat e saj shqiptare?!)
E kam bërë, jo për të mbrojtur Lulzim Bashën, por bazuar mbi bindjen e patundur se Partia Demokratike e Shqipërisë është për definicion antipodi i sovjetizmit në cilëndo formë që të shfaqet, përfshi edhe Putinizmin & co…
Se, partnerët e “sovjetëve” dhe “putinëve” në Shqipëri, janë “tavarishët” që ende sot quhen secili prej nesh i quan “këlyshët e Moskovit”, e kurrësesi demokratët!
Sot fatkeqësisht, akuza është zyrtare e jo më bazuar mbi pallavra gazetash majtiste kësisoj, reagimi steril me “bashllëqe” idiote nuk mjafton!
Sot Lulzim Basha i detyrohet një përgjigje të detajuar cilitdo demokrati, veçanërisht për faktin e çuditshëm se si ndodhi që:
* as qeveria,
* as mediat e majta këtu e në USA,
* as përfaqësuesit diplomatikë të USA që e akuzuan publikisht,
nuk ia përmendin më këtë akt të rëndë, që minon demokracinë shqiptare por edhe Aleancën e Atlantikut Verior!
Megjithëse fakti qenka i provuar nga inteligjenca amerikane, sot çuditërisht Lulzim Basha është “partneri i besueshëm” ndërsa Sali Berisha që e denoncoi, ish-miku i padëshirueshëm…(?!)
Cilido që e ka kryer, apo ka kontribuar për të mbuluar këtë aferë, është bashkëfajtor dhe përgjegjës penalisht para ligjit shqiptar dhe atij amerikan!
Duhet përgjigje SOT!!!




