Pse nuk ishte në Kuvendin e 30 Prillit? Patozi: Nuk na shërben një parti fotokopje e 2013, PD e Berishës më e rrudhur se ajo para Foltores

0
31

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi në një intervistë për Fax News ka folur në lidhje me mungesën e tij në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit në 30 Prill.

Patozi tha se pasqyra më e qartë e asaj që po ndodh në PD është mungesa e 35 deputetëve në Kuvend, dhe jo mungesa e tij, që do të sillte në fakt një fotokopje të PD-së së 2013.

Sipas Patozit, pavarësisht se Foltorja e tregoi që ishte shumicë, ajo nuk mund ta sjellë PD-në në pushtet, sa kohë që lufta bëhet për largimin e Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeajt.

“Edhe nëse ne mund të ishim të gjithë aty, dhe kjo do të ishte një fotografi e 2013, të rikthehesh te 2013 duke mos e përfollur historinë do të thotë që ta kërkosh vetë rrugën  e dështimit.

Nuk është fare problemi nëse do të isha unë apo jo në PD, në PD ka nevojë për frymëzim, ata që kanë njëlloj aspirate për të ardhmen e vendit duhet ta gjejnë vendin aty. Fakti që PD nuk bashkon dot grupin e saj parlamentar është problemi i vërtetë, mungesa ime nuk krahasohet me mungesën e 35 deputetëve.

Kur nuk shkojnë ata, imagjino të tjerët, do të thotë që PD nuk frumëzon, se tani është e vështirë dhe të gjesh se kush është Partia Demokratike e vërtetë.

Mungesa e 35 deputetëve është pasqyra më e qartë e asaj që po ndodh në PD, Foltorja është një shumicë e pamjaftueshme, pse kush është misioni i PD-së, të mundi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn? “, u shpreh mes të tjerave Patozi në intervistën për Fax News.

Patozi këmbënguli se edhe në rast se Berisha legjitimohet në krye të PD-së, Partia do të jetë shumë më e rrudhur edhe se viti 2013 kur ai dha dorëheqjen nga pushteti pas humbjes në zgjedhje./faxnews

Zjarr Tv Ad