Pse s’i kërkoni SPAK të hetojë Dakon? Spiropali mbron ish-kryebashkiakun e përgjimeve

0
76

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot sërish SPAK, por kjo e fundit dihet tashmë që është totalisht nën kontrollin e drejtuesit të qeverisë, i cili çdo gjë e bën vetëm për show para publikut.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ngelur pa përgjigje këtë mbrëmje kur u pyet në Euronews se ‘Përse Rama nuk i bën thirrje SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako’.

Spiropali u justifikua duke thënë se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako sot nuk është në asnjë post politik.

Ajo duket se ka harruar se Vangjush Dako ka dalë në përgjime dhe është i përfshirë në radhën e skandaleve të qeverisë për manipulim dhe shit-blerje votash për të fituar zgjedhjet PS.

Zjarr Tv Ad