Policia ka publikuar pamjet e shpëtimit të nënkomisarit të Shkodrës Rrok Frroku, i cili u rrëzua në humnerë dhe mbeti i bllokuar për 12 orë në fshatin Shosh të Dukagjinit.
Rrok Frroku kishte rënë në humnerë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin.
Ndërkohë bëhet me dije se falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë.
Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/4881667141956180




