Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm i NATO-s dhe pas kësaj mbledhje Rama do të mbajë një konferencë për shtyp në orët e mbrëmjes.
Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit shkruan Rama në postimin e tij.
Samiti i NATO-s vjen në kohën kur prej dy ditësh Ukraina ndodhet në pushtimin nga Rusia, ku deri më tani kanë humbur jetën 137 persona, ndërsa 316 kanë mbetur të plagosur.




