Qëllohet me dy plumba, një në kokë dhe tjetri në kraharor, ish-pronari i Fabrikës së Tullave në Vorë, Tefik Hyka.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ku persona të panjohur kanë qëlluar në kokë Hykën dhe janë larguar me shpejtësi me motor.
Hyka ka qenë në një lokal i shoqëruar nga një person tjetër.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Hyka është dërguar në spital, ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.



