Një sherr në Devoll ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, drejt një personi.
Nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim e R.F., 25 vjeç, banues në Bilisht.
Mbrëmjen e djeshme, e hënë, në qytetin e Bilishtit, i riu pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B., 20 vjeç, banues në Bilisht.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk i janë shkaktuar dëmtime 20-vjeçarit, ndërkohë që i dyshuari më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishekë luftarak.
Nga ana e policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F., i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.




