Është tensionuar për pak minuta protesta përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme ku qytetarët kërkuan të hyjnë brenda rrethimit të policisë.
Efektivët kanë lejuar vetëm një pjesë të protestuesve që të hyjnë brenda rrethimit për të ndezur qirinj.
Në këtë moment, pjesa tjetër e protestuesve u kanë hedhur miell efektivëve të policisë, duke simbolizuar lëndën narkotike, kokainë.
“Vrasës”. “Qeveri e krimit”. “Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen” janë disa nga thirrjet e qytetarëve.




