Qytetari i kërkon llogari Ramës për skandalin e pagave dhe inceneratorëve, ja si përgjigjet kryeministri

0
75

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish skandalin e publikimit të të dhënave mbi pagën të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë dhe aferën e inceneratorëve, për të cilën u arrestua ish-ministri Lefter Koka.

Replikat mes Ramës dhe komentuesit:

Komentuesi: Kjo është një arritje që meriton lëvdata, por unë mendoj që ju duhet të jepni gjithashtu llogari për aferën e inceneratorëve dhe për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi, por ne diçka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata që janë përgjegjësit e kësaj pune. Kjo nuk është pune partie, por është çështje respekti ndaj qytetareve dhe demokracisë të vendit tonë sepse diçka e tillë është e papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në BE. Urimet më të mira!

Edi Rama: Nuk e di çfarë ke parasysh me çdo vend tjetër, sepse në Amerike, Angli, Francë, që mos vazhdoj me shumë vende të tjera, ka pasur raste të ngjashme, madje me impikime për krejt botën në ndonjë rast dhe nuk di t’i këtë shkuar në mend njeriu të kërkojë të japin llogari krerët e qeverive, por çështja i ka kaluar direkt drejtësise, si një çështje e drejtësisë për të identifikuar e dënuar autorët, ndërkohe që vendet kanë vijuar punën për forcimin e sistemeve përkatëse!

Zjarr Tv Ad