E shtunë, Prill 18, 2026
Ballina Aktualitet Rama bën ndryshime të të deleguarve për Tiranën, marrin bazën në ”dorë”...

Rama bën ndryshime të të deleguarve për Tiranën, marrin bazën në ”dorë” Lindita Nikolla, Orlando Rakipi, Frida Krifca dhe…

0
36

Faxweb.al mëson detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku ka pasur dhe një rishpërndarje të të deleguarve në zona të ndryshme të vendit.

Kështu Lindita Nikolla është deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Po në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.

Zjarr Tv Ad