Rama dorëzon 153 banesa të reja në Kavajë: Vetëm ngjyrën e bravës mund t’u ndërrojnë…

0
48

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të hënë në Kavajë, ku dorëzoi 153 banesa në pallate të reja për familjet që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit.

Rama ua tha banorëve se shtëpitë që ata po marrin sot u jep të drejtën legjitimore për pronësinë. Gjatë dorëzimit të shtëpive, nuk munguan as batutat e Ramës me banorët duke iu thënë se e vetmja gjë që mund t’u ndodhi në të ardhmen është ndërrimi i ngjyrës së bravës.

Rama: Dy vite pa shtëpi janë shumë për jetën e një famije, por dy vite për të rimndërtuar shtëpitë e mijrëve familjeve janë një kohë e shpejtë. Në Itali, sot që flasim ka shumë familje ende në kabina e rulota dhe presin të kthehen në shtëpi pas tërmetit që i nxori jashtë edhe 15 vite më parë. Kur ju hyni në shtëpi jeni pronarë të këtyre shtëpive. Maksimumi që mund t’u ndodhë në të ardhmen është që t’u ndërrojnë ngjyrën e bravës.Janë tuajat për ti shitur apo trashëguar.

Zjarr Tv Ad