Rama ‘fushatë sulmesh’ ndaj burrave shqiptarë, Armir Shkurti-kryeministrit: O Mamut! Ne dimë të lahemi, rruhemi…

0
121

Gazetari Armir Shkurti ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se ‘po ikën gratë 1 muaj nga shtëpitë’, kur të vijnë do gjejnë burrat me bisht.

Postimi i plotë:

Ky zhulsi ka filluar tu thotë nëpër takime haremit socialist të grave:

– “Provoni të ikni një muaj, dhe kur të ktheheni do gjeni njerëz me bisht”

Demek ne burrat do bëhemi kafshë po na ikën gratë!

O Mamut!

Ne dimë të lahemi,  rruhemi, të lajmë,  gatuajmë, të mbajmë veten dhe shtëpinë.

O Mamut!

Ne në qytet nuk e marrim gruan as për ta rrahur, as për të na prerë thonjtë, as për të na larë brekët. Kështu ndodh me çyrykët, që kanë fobi nga uji e sapuni, që s’fshijnë dot qyrret e veta e u duhet dikush t’ua bëjë.

Rri te bufi e zhapinjtë se aty je në habitatin tënd o Mamut! Mos u ngatërro me familjen, sidomos me të të tjerëve…

Kujtojmë se kjo nuk hera e parë që Rama ka nisur një ‘fushatë sulmesh’ ndaj burrave shqiptarë. Disa ditë më parë, në një takim me gratë dibrane, Rama iu drejtua meshkujve me epitetin ‘çyrykë’.

Zjarr Tv Ad